Sipas rezultateve të deritanishme, Emirjana Sako e PS kryeson me votat për bashkinë Durrës.
Siç raporton tvklan.al, Sako ka siguruar 56.49% të votave ose 26720 vota, ndërsa Igli Cara i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 43.51% të votave ose 20593 vota.
Në total në këtë bashki janë 191 qendra votimi, ndërsa deri në orën 11:50 procesi i numërimit ka mbaruar në 151 prej tyre.
Ka një numër më të lartë të votuesve që kanë marrë pjesë këtë vit krahasuar me zgjedhjet e shkuara.
Në Krujë e Shijak, nuk raportohen problematika sa i takon procesit zgjedhor.
Në të gjithë qarkun vijon numërimi i votave normalisht, ndërsa pritet që rreth mesnatës të ketë një rezultat final për këtë bashki.
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...