Kryetarja e Bashkisë Durrës e njëherësh dhe kandidatja për të fituar edhe një mandat tjetër në këtë bashki, Emiriana Sako ka bërë një prezantim të vetes ndër vite.
Sako ka treguar sfidat, arritjet dhe planet për qytetin e Durrësit.
Ermiana Sako: Nuk kam pasur ambicie për t’u futur në politikë, por tërmeti e ndryshoi rrjedhën e karrierës dhe punës sime, m’u delegua kompetenca për të vazhduar drejtimin e institucionit. Ka qenë sfiduese kjo periudhë. Të rinjtë që e duan vendin e tyre kanë shumë për t’i dhënë këtij vendi.
Jam vajza e madhe e një familje me 2 vëllezër të tjerë, fëmijërinë e kam kaluar në këtë qytet, kam pasur 2 gjyshër rrobaqepës, më tej jam martuar dhe kam 2 djem. Është e vështirë të jesh edhe nënë, ka sfidat e veta por edhe ka pjesë e kënaqësisë.
Tërmeti ka qenë sfida më e madhe, pas disa muajsh kemi pasur pandeminë. Durrësi është përballur me problemin e menaxhimit të mbetjeve, sot kemi një park të jashtëzakonshëm.
Arritje ka qenë programi i strehimit, të familjeve që mbetën të dëmtuar nga tërmeti dhe impakti që ka ndërtimi i familjes nga shteti të jep kënaqësi. Për 3 vjet kemi realizuar detyra kryesore. Kemi bërë ndërtimin e 19 shkollave të reja në Durrës.
Strehimi është çështje delikate, duam që të ndërtojmë banesa sociale. Kemi filluar disa projekte të rëndësishme. Shëtitorja në plazh ka filluar nga puna, do të bëjmë lidhjen nga Kavalishenca deri tek Ura e Dajlanit. Parashikojmë të shtojmë pjesën e rërës. Me qeverinë shqiptare kanë nisur rrugëtimin projekte madhore./tvklan.al
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës