Një krim i dyfishtë ka tronditur pasditen e sotme një familje në Ballsh. Bashkëshorti 34 vjeç mësohet se ka therur me thikë gruan dhe kunatën e tij. Autori është Gazmend Musta, ndërsa viktimat, gruaja e tij Gentiana Caushaj 31 vjeç dhe kunata Merita Caushaj 18 vjeç.
Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin. Ai qëlloi fillimisht bashkëshorten e tij, ndërsa më pas edhe motrën e saj 18- vjeçare.
Dy viktimat sipas uniformave blu kanë humbur jetën në vend, ndërsa shkak ka qenë një debat për motive të dobëta. Gjithë skena e krimit mësohet se ka ndodhur në familjen e çiftit rreth orës 17:00 të pasdites në prani edhe të dy fëmijëve të mitur.
Musta kishte ishte kthyer në familje për festa dhe pas disa ditësh do të rinisej sërish në Greqi ku punonte si emigrant.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...