Një emigranti në Pukë i ka kushtuar me grabitje zemërgjerësia për të marrë në automjetin e tij një të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në Gomsiqe të Pukës.
Policia thotë se “shtetasi M. N, banues në Vau Dejës (emigrant) ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë ka qënë duke udhëtuar me mjet, ku në momentin që ka ndaluar, një shtetas i pa identifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 leke”, shkruan ora news.
Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. N. 40 vjeç, lindur në Karmë dhe banues në Tiranë, i denuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” “Kanosja”.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?