Të gjitha valutat kryesore kanë shënuar rënie ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.
Një euro u këmbye sot me 125.49 lekë, me një nënçmim prej 0.02 lekësh në krahasim me një ditë më parë, duke mbetur në nivelin më të ulët që prej datës 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjet në tregun valutor për të frenua rënien e pakontrolluar të euros.
Në tkurrje më të fortë ishte dollari, i cili ra sot me 0.27 lekë, duke u këmbyer me 108.28 lekë.
Paundi britanik ishte gjithashtu i nënçmuar. Ai këmbehej ditën e sotme në tregn vendas me 140.34 lekë, me një rënie prej 0.38 lekësh në krahasim me fillimin e javës.
Franga zvicerane është monedha tjetër e rëndësishme që ka parë një zhvlerësim në tregun e brendshëm, duke rëne me 0.26 lekë, në 108.79 lekë.
Rënia në bllok e valutave kryesore tregon se monedha vendase mbetet e fortë. Më shumë se një tregues i nivelit të fortë të ekonomisë, mbiçmimi i lekut në këtë periudhë është tërësisht i lidhur me fluksin e lartë të hyrjes së valutave në vend nga emigrantët, ku mbizotëron euro, por nuk mbeten pas edhe paundi britanik (emigratët që vijnë nga Anglia) dhe dollari, shkruan monitor”.
Rreth 40% e popullsisë shqiptare jeton jashtë, sipas të dhënave zyrtare, një nga përqindjet më të larta në botë. Përveçse dërgojnë rregullisht para tek të afërmit, një pjesë e tyre vijnë për pushime në vend në gusht, apo në dhjetor, që janë dhe periudhat kur tradicionalisht ka pasur një forcim të monedhës vendase për shkak të rritjes së fluksit të valutave.
Gjithsesi, euro këtë vit shënoi një rënie të pazakontë, që nga fillimi i vitit kur këmbehej me gati 134 lekë, ajo zbriti në 124.17 lekë në fillim të muajit qershor, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhynte në treg, për të stabilizuar kursin në rreth 126 lekë.
Hyrjet e valutës nga burime informale, konvertimet e kapitalit të bankave, parapagimet e agjencive turistike për hotelet, ishin arsyet kryesore të nënçmimit të euros, teksa deficiti i llogarisë korente ishte në përkeqësim, të paktën në tre mujorin e parë të vitit.
Banka e Shqipërisë ka pohuar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg dhe kjo ka bërë që pavarësisht shtimit të fluksit hyrës të valutave nga emigrantët dhe turizmi, rënia e euros të jetë e kontrolluar dhe në nivele të ulëta.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...