Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë nesër në orën 17:00 një seancë të jashtëzakonshme ku do të votohen dekretet e Presidentit për lirim dhe emërimit të Ministrave dhe zv/Kryeministrit.
Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin me rendin e ditës të përcaktuar.
Në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit Kryeministri thekson se, motivi i paraqitjes së kësaj kërkese lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të Zëvendëskryeministrit dhe të disa ministrave, në kuadër të ristrukturimit organik të qeverisë, për zgjerimin e objektivave të qeverisë në frymën e reformimit, përmirësimit dhe transformimit të shërbimeve, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit të punës.
Në mbështetje të rregullores se Kuvendit, Kryeministri kërkon thirrjen e mbledhjes së Kuvendit dhe mbajtjen e seancës plenare, për votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim Zëvendëskryeministri dhe të disa ministrave, transmeton atsh.
Thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, krahas garantimit të respektimit të afateve kushtetuese për shqyrtimin e dekreteve të lirim/emërimit çmoj se i shërben funksionimit normal dhe me kapacitet të plotë të kabinetit qeverisës.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...