Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se vatra në fshatin Dukat i Ri nuk paraqet aktualisht rrezikshmëri në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Po ashtu pa rrezik janë edhe vatrat në Mirditë.
“Pas një pune të palodhur të forcave në terren dhe nga ajri, në kooordinim me Agjencinë e Mbrojtjes Civile zjarri në fshatin Dukat i Ri, nuk paraqet aktualisht rrezikshmëri në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Pa rrezik për banesat janë edhe vatrat në fshatin Thirrë, në Munellë-Domgjon të Mirditës. Po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit”, njoftoi ministri në Facebook.
Ai shton se në Voskopojë dhe në Tomor janë parandaluar disa vatra zjarri.
“Ndërsa është izoluar në pjesën më të madhe zjarri në masivin me pisha në Krushovë të Voskopojës. U arrit të izolohej në kohë të shpejtë zjarri në malin e Tomorrit dhe po monitorohen disa vatra në fshatin Corrush në Mallakastër, në fshatin Bogë në qarkun e Shkodrës”.
Një vatër e re zjarri është njoftuar gjatë orëve të fundit dhe ajo është në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit, në pjesën e Malit të Zi në afërsi me Kufirin me Shqipërinë.
“Një vatër zjarri e re është njoftuar në vendin e quajtur Qafa e Tërkuzit në pjesën e Republikës te Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku në ndjekje të situatës kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Kukësit”./arbresh.info/
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova