Një 37-vjeçar nga Elbasani gjeti vdekjen mbrëmjen e së dielës teksa u përplas nga një maune në aksin Elbasan-Librazhd, shkruan Top Channel.
Agron Murati ishte duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës kur është përplasur nga mjeti. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar jetën e 37-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme pas përplasjes.
Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, një shtetas maqedonas, i cili është marrë në pyetje për rrethanat e aksidentit të rëndë. Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se shiu i dendur dhe mungesa e ndriçimit në rrugë kanë penguar shikueshmërinë e drejtuesit të maunes, që përplasi në mënyrë fatale kalimtarin.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...