Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato është larguar sot nga posti, ndërsa në vend të tij është emëruar Arjan Muça. Kjo lëvizje vjen në kuadër të rritjes së sigurisë në qytet.
Drejtori i ri, Arjan Muça është një emër i njohur për publikun. Ai ka qenë drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, teksa mbetën të vrarë katër policë. Ndërkohë Altin Qato ishte në krye të policisë së Elbasanit për dy vite.
Para se të merrte këtë post në Policinë e Elbasanit, Qato mbante detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit./BalkanWeb/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...