Google ADS

Elbasan, infektohet me koronavirus roja i spitalit psikiatrik

20:10 | 22 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Në 24 orët e fundit në Elbasan është konfirmuar pozitiv me koronavirus një person.

Behet fjalë për një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku është përqendruar vatra kryesore e infeksionit.

Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre.

Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan.

Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.

Sipas konfirmimit edhe te Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me koronavirus.

Të ngjashme