Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesë.
Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Gjegjan të Elbasanit.
Të moshuarit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit, pasi në banesën e tyre ka rënë zjarr, që dyshohet se është shkaktuar nga bombola e gazit, shkruan BW.
Mësohet se zjarri ka rënë në paradhomën e banesës ku fillimisht janë djegur kolltuqet dhe divanët që kanë mbyshur me tym gjithë ambientet e tjera.
Viktimat janë gjetur të mbyllur në banesën e tyre dykatëshe, ndërkohë që çifti rreth të 60-ve jetonte vetëm.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...