Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 dhe kap vlerën 1.6 milionë lekë. Ajo është një investim i qeverisë shqiptare.
Kjo shkollë, e cila ishte planifikuar si shkollë e mesme, nuk i ka hapur asnjëherë dyert.
Gazetarët e Fiksit shkuan tek kjo shkollë për të xhiruar.
Por e kishin të pamundur të xhironin brenda godinës, pasi rrethimi i saj ishte i mbyllur.
Në këto kushte, Fiksi iu drejtua Bashkisë Elbasan për të marrë një përgjigje mbi arsyen e moshapjes së shkollës.
Ky institucion në përgjigjen e tij me e-mail thotë se këshilli bashkiak ka vendosur që këtë godinë ta japë me qira, pa ia ndryshuar destinacionin, ndërkohë oferta që bashkia publikon për dhënien me qira është 75 lekë metri katror.
Sipas Bashkisë Elbasan, arsyeja kryesore e moshapjes së kësaj shkolle ishte mungesa e numrit të nxënësve.
Gjithashtu, në shkresë thuhet se kjo ndodh pasi pozicioni i shkollës është jo i favorshëm. Nxënësit e kësaj njësie e kanë më të lehtë të shkollohen në qytet.
Kështu, sipas bashkisë, për të mos lënë godinën të amortizohet, është menduar që ajo të jepet me qira.
Me kushtin që të mos ndryshohet destinacioni i funksionit primar, pra që të mbetet sërish shkollë.
Jo më publike, por një shkollë private.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”