Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë goditur një punonjës të ujësjellësit, i cili gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Të arrestuarit janë Andon dhe Uran Bërdufi, 55 dhe 29 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri. Ata akuzohen se kanë goditur me grushte dhe sende të forta në banesën e tyre, punonjësin F.B. 35 vjeç, duke i shkaktuar këtij dëmtime fizike.
Edhe punonjësi është proceduar penalisht, pasi raportohet t’u ketë kthyer goditjet me grushta dy vëllezërve.
Vëllezërit Bërdufi do të procedohen për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”, ndërsa punonjësi i ujësjellësit për “plagosje e lehtë me dashje”./Top Channel
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...