Mbrëmjen e djeshme një 23 vjeçar shqiptar është vrarë në mes të qytetit të Barit.
Sipas mediave vendase ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin ‘Abbazia’ në Corato, ndërsa ka pasur edhe shumë dëshmitarë që panë krimin.
Mësohet se dy persona me motor i kanë shkuar pas shpine të riut shqiptar duke e qëlluar për vdekje.
Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 23-vjeçari nuk ka mbijetuar nga plagët e rënda në kokë.
Policia ka nisur hetimet për incidentin. Plumbat qëlluan 23-vjeçarin në kokë dhe mushkëri.
Identiteti i të riut shqiptar nuk bëhet i ditur, ndërsa policia ka shpallur në kërkim vrasësit me motor ‘Scoter’.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...