Një 32-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Bajron për larje hesapesh mes bandash.
Mediat greke bëjnë me dije se viktima, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme (9 maj) teksa ndodhej në makinë me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur, ndërsa djali i cili sapo kishte zbritur nga makina, ka parë gjithë skenën.
Mediat greke raportojnë gjithashtu, se autorë ishin dy persona me motoçikletë të cilët janë afruar pranë automjetit të parkuar të 32-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.
32-vjeçari dyshohet se ka pasur “llogari të hapura” me një bandë shqiptare, ndërsa raportohet gjithashtu se ka qenë i përfshirë më herët në një tentativë vrasje./rtsh
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek