Google ADS

Ekzekutohet në lokal 35-vjeçari

09:28 | 1 Tetor 2019
Arbresh.info

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së martës në Lushnjë.

Sipas policisë, rreth orës 08:15, 35-vjeçari B.H. është ekzekutuar me kallashnikov në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”.

Dy autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet, ndërsa në ndjekje të tyre janë vënë forcat e policisë Lushnje.

Policia njofton se ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnje-Tiranë, Lushnje-Fier dhe Lushnje-Berat.

Për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, në ndihmë të prokurorisë së Lushnjës është nisur nga Tirana edhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme