Ky është Aleksandër Zaka.
Shqiptari 51-vjeçar me origjinë nga Lushnja u ekzekutua me një plumb në kokë mesditën e kësaj të shtune në ishullin Salamina të Greqisë.
Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri. Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet.
Mediat greke shkruajnë se i pari që u mor në pyetje ishte pikërisht personi që gjeti trupin e pajetë.
Ai tha se kishte folur një ditë më parë me viktimën për t’i bërë një vizitë, por kur ka mbërritur në banesë e ka gjetur mikun e tij të vrarë.
Të njëjtat burime thonë se viktima bënte një jetë të qetë dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme me ligjin.
Policia greke ka ngritur një grup të posaçëm që është duke hetuar për gjetjen e autorit, rrethanat dhe motivet e ngjarjes./tvklan.al/
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...