Google ADS

Ekzekutohet me armë një burrë rreth 50 vjeç, dëgjohen britmat e një gruaje

08:38 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas orës 1 në Ksamil.

Një person mbeti i vdekur nga të shtënat me armë që janë dëgjuar në të gjithë zonën përreth.

Një dëshmitar tha për Lapsi.al se në fillim u dëgjuan disa krisma armësh dhe fill pas kësaj, janë dëgjuar ulërimat e një gruaje.

Burime nga policia thanë se viktima është një burrë rreth të pesëdhjetave. Postblloqe janë ngritur në zonën përreth dhe në Sarandë për të kapur autorët e krimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme