Google ADS

Ekzekutimi i ish-oficerit të policisë/ Shoqërohen 16 persona

14:27 | 1 Nëntor 2021
V. S.

Ndërkohë që atentatorët të cilët kryen vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi nuk janë arrestuar ende, policia ka vijuar me hetimet në zonës, duke shoqëruar plot 16 persona të cilët mund të japin ndonjë të dhënë të vlefshme në dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e ditës së sotme.

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ka tronitur mbarë opiniuonin publik, për shkak të mënyrës sesi ish-oficeri i policisë, Xhelal Reçi u ekzekutua menjëherë pasi doli nga makina tip ‘Bnez’ në afërsi të biznesit të tij.

Ndërkohë sa i përket identitetit të autorëve, ende nuk dihet asnjë detaj, përveçse një makine të djegur që është gjetur pranë Milotit, duke ngritur dyshime se autorët mund të jenë arratisur drejt zonave të thella të veriut.

Sipas informacioneve të siguruara, kjo nuk është hera e parë që atentate të tilla kanë ndodhur ndaj ish-oficerit të policisë, pasi pikërisht një vit më parë në muajin gusht, objekt i atentatit ka qenë djali i tij Besnik Reci ku atentatorët tentuan ta ekzekutonin por nuk ja dolën./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme