Ekzekutimi i 35-vjeçarit, ministrja greke: Në Bularat nderuam të rënët

20:36 | 28 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Ministrja e Kulturës e Greqisë Mirsini Zorba ka reaguar pas vrasjes së 35 vjeçarit ndërsa ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë  sipas saj janë valëvitur lart.

“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku ushtarët tanë luftuan me patriotizëm kundër fashizmit. Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadorë të Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.

Gjatë rrugës u informuam se një person kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti! Asnjë flamur grek nuk u ul, të gjitha u valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se njeriu u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik”, shkruan ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme