Këta janë trupat e pajetë të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët u ekzekutuan me kallashnikov në orën 16. 40 të së hënës.
Ngjarja ndodhi në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit, ku ata sapo mbërritën me makinë.
Burime të ABC News bëjnë të ditur se tre atentatorët i ndoqën me automjet nga pas që nga nisja e tyre nga shtëpia në “Spitalle, Lagja 13” e Durrësit ku ata banonin.
Dy vëllezërit me origjinë nga Gjegjani i Pukes, jetonin në Durrës prej 20 vitesh.
36-vjeçari Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare.
I njohur me nofkën “Miri i Kolës”, ai ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.
Ndërsa i vëllai , 27 vjeçari Viktori, ishte avokat me licencë prej 3 vitesh, por pa qenë aktiv në sistemin e drejtësisë.
Dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh, disa biznese në Durrës të cilat kanë qenë në emër të avokatit Viktor Haxhia, pasi Besmiri ishte me precedent penal.
Ata dispononin një pikë makinash me qira, lavash, nje exchange dhe karrotrec automjetesh.
Burimet e ABC News mësojnë gjithashtu se 3 personat që i ndiqnin, hapën zjarr ndaj tyre me të mbërritur në pikën e automjeteve me qira, duke qëlluar me breshëri automatike ndërsa vëllezërit ndodheshin në makinën , tip “Golf”.
55 plumba kanë rënë mbi këtë makinë, e për tu siguruar se të dy kishin vdekur, njëri nga atentatorët ka dalë nga makina për të verifikuar këtë, dhe më pas janë larguar me automjetin në drejtim të Shkozetit.
Policia ka disa pista në hetim, njëra prej të cilave me kryesorja është ajo e larjes së hesapeve për borxhe të pashlyera.
Nuk përjashtohet dhe vrasja për shkak të ndonjë konflikti të ndodhur ditëve të fundit.
Në biznesin ku u krye krimi i dyfishtë, gjendeshin 8 kamera sigurie edhe të dyqaneve përreth, nga të cilat mund të zbardhet e vërteta.
Nuk dihet nëse ato kanë qenë ndezur në momentin e ekzekutimit, pasi një pjesë e sipërmarrjeve qëndrojnë të mbyllura për shkak të izolimit, por pritet që të kontrollohen kamerat nëse kanë fiksuar autorët.
Policia shoqëroi mbi 30 persona, e në vendngjarje ishte dhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Forca të shumta policore vendosën postblloqe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit. Edhe në rrugët dytësore është ushtruar kontroll i personave dhe automjeteve.
Vetëm dy muaj më parë, 500 metra larg vendngjarjes së këtij krimi, u ekzekutuan dy persona.
Anxhelo Avdia , i sapokthyer nga Anglia dhe tjetri Dorian Shkoza, i dënuar me 8 vjet për trafik droge në Durrës e që kishte lënë qelinë në vitin 2010.
Ata u ekzekutuan me plumba, e sot e kësaj dite policia nuk di asgjë për autorët.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...