Ekstradohet nga Franca i kërkuari B.B, Balla përgëzon Policinë

10:37 | 16 Nëntor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla tha se ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B.

Për këtë, Balla e ka përgëzuar Policinë e Shtetit, Policinë franceze dhe Interpol-in.

“Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme