Një shtetas i Kosovës u ekstradua nga Kosova drejt Shqipërisë, ku rezulton të jetë dënuar në mungesë nga drejtësia me 20 vjet burg për vrasje.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë i Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.
Më datë 30 gusht të vitit, Ahmet Ajeti dhe një person tjetër me inicialet O. K. të porositur nga personat E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë personin me inicialet L. B. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetëplagosur.
Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07 mars të vitit 2016, pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, më 16 janar të 2012-ës e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...