Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun.
Ai u arrestua më datë 30 janar 2019 në Tiranë dhe tani ndodhet në duar të drejtësisë italiane.
Petoku u prangos në atë kohë, falë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve të Shqipërisë dhe të Italisë.
“Dorian Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është një mbret i trafikut evropian të drogës dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka përmbytur Romën me kokainë, marijuanë dhe armë” shkruajnë mediat italiane.
33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Ai kishte arritur të shpëtojë nga duart e autoriteteve italiane, ndërsa tashmë është në duart e tyre.
Në Itali për këtë dosje janë disa të arrestuar, mes të cilëve Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, Salvatore Casamonica dhe malazezi Tomislav Pavloviç.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë