Eksportuesit shqiptar letër FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH-it: Rënia e euros po ndikohet nga paratë kriminale

08:17 | 4 Gusht 2023
L G

Zhvlerësimi i euros në tregun valutor vijon të dëmtojë aktivitetin e eksportuesve dhe sipas tyre rënia e monedhës po ndikohet nga prurja e parave kriminale në ekonominë shqiptare.

Shoqatat e eksportit në një letër drejtuar institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (ERBD), Bankës Botërore, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës së Shqipërisë kërkojnë marrjen e masave, pasi efektet nga zhvlerësimi i euros do të ndihen ndër vite.

“Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurrencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat.

Por luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse.

Vlerësojmë se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim, prandaj e konsiderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.

Ne mbetemi me shpresën e plotë se institucioni juaj do të na ofrojë ekspertizën e kërkuar, e cila bazohet në faktin se ju keni eksperienca shumë të gjatë dhe nga gati të gjitha shtetet anëtare”.

Sipas eksportuesve zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore.

Shoqatat eksportuesve kanë ngritur disa herë shqetësimin në takimet e zhvilluara me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë për thellimin e humbjeve në aktivitetet e tyre nga rënia e lartë e euros.

Në ndihmë të tyre qeveria miratoi Aktin Normativ për ngurtësimin e pagesave paraprake të tatim fitimit deri në muajin dhjetor 2023 dhe nëpërmjet një urdhri të MFE u vendos përshpejtimi në kohë i procedurave të rimbursimit të TVSH-së. Eksportuesit ngritën shqetësimin se këto masa nuk po japin efekte lehtësuese.

Letra e plotë

Kërkohet asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset e këmbimit

Drejtuar: Znj. Stephanie Eble

Resident Representative for Albania-IMF
Regional Resident Representative based in Vienna
Dëshmorët e Kombit Boulevard
Twin Tower 1, Suite 3-2
1001 Tirana, Albania
Znj. Odile Renaud-Basso

Tirana Resident Office-EBRD

Torre Drin Building, 4th Floor
Abdi Toptani Street
Tirana
Albania

Z.Emanuel Salinas

Country Manager-World Bank

Tirana, Albania

34 Ibrahim Rugova St.
Tirana, Albania

Për dijeni: Znj. Delina Ibrahimi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nr.3

Tiranë

Z. Gent Sejko

Guvernator, Banka e Shqipërisë

Sheshi Skënderbej, nr.1, Tiranë

Nga: Zyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit

Të nderuar drejtues të institucioneve financiare,

Së pari, na lejoni të shprehim vlerësimet pozitive të komunitetit të Eksportuesve shqiptarë, për ndihmën tuaj që në hapat e parë të tranzicionit shqiptar.

E vlerësojmë shumë faktin që institucionet tuaja i konsiderojnë shoqatat e biznesit, si partnerë të dobishëm në zbatimin e reformave strukturore dhe sektoriale.

Komuniteti i eksporteve sot, përfaqëson mbi 5000 Kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe ka një kontribut afro 23% në PBB.

Falë rritjes dhe konsolidimit të tyre, eksportuesit janë një nga shtyllat kryesore të rritjes së aftësisë konkuruese dhe përmirësimit të bilancit tregtar dhe bilancit të llogarisë korrente.

Jemi të vetëdijshëm se në kushtet e aplikimit të kursit të luhatshëm të këmbimit, do të prekemi nga goditje të jashtme. Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore.

Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat.

Por luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse.

Vlerësojmë se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim, prandaj e kosniderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.

Ne mbetemi me shpresën e plotë se institucioni juaj do të na ofrojë ekspertizën e kërkuar, e cila bazohet në faktin se ju keni eksperienca shumë të gjatë dhe nga gati të gjitha shtetet anëtare.

Urimet më të mira për ju,

Zyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit. /Telegrafi/

 

Të ngjashme