Eksportet shqiptare vazhdojnë rënien.
Sipas Instat në shtator eksportet ranë me 5,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kurse si nëntë mujor rënia është 2,8%.
Goditja ka ardhur nga grupet kryesore “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”. Por ndërsa për energjinë rënia lidhet me vitin e thatë pa reshje shiu, për sektorët e tjerë prodhuesit thonë se nuk ka politika mbështetëse që do të zbusnin efektet e kursit të këmbimit nga njëra anë, dhe reduktimin e burokracive nga ana tjetër.
Me 16 përqind janë rritur eksportet drejt Kosovës si pasojë e vendosjes nga qeveria e Prishtinës se taksën 100% për mallrat serbe dhe boshnjake. Por sipas prodhuesve shqiptare përfituesit më të mëdhenjtë kanë qenë bizneset turke dhe maqedonase.
Rënia e eksporteve dhe rritja e importeve nga ana tjetër me 3,0 % si 9 mujor, kanë thelluar deficitin tregtar të Shqipërisë me 8,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018./tch
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza