Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me gati 3 miliardë lekë përgjatë 8-mujorit të këtij viti janar-gusht.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-gusht u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 11.1 miliardë lekë.
INSTAT bëri të ditur se, gjatë 8-mujorit të këtij viti edhe importet shënuan një rritje me 2.7 miliardë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 10.2 miliardë lekëve kundrejt 7.5 miliardë lekëve që ishin në 8 muajt e parë të 2021-shit.
Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.
Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore./atsh/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...