Në dy muajt e parë të vitit 2017 eksportet e Shqipërisë drejt Italisë u rritën me 9.1 %. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.
Referuar statistikave, eksportet e Shqipërisë drejt Italisë në periudhën janar-shkurt llogariten 23.019 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariten 21.099 milionë lekë.
Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 39 për qind të totalit. Si dymujor importet nga Italia llogariten 23.083 milionë lekë.
Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “tekstile dhe këpucë”. Importi i kësaj kategorie arriti për periudhën dymujore, janar-shkurt vlerën e 6.075 milionë lekëve.
Ndërsa grupi i dytë me peshë në totalin e importeve për periudhën dymujore ishte grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 4.088 milionë lekëve. Ndërsa importet nga grupi ‘minerale dhe lëndë djegëse dhe energji elektrike” arritën në vlerën 2.311 milionë lekë.
Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për periudhën janar-shkurt vlerën e 14.458 milionë lekëve. Ndërsa eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” në dymujorin e parë të këtij viti shënuan vlerën e 2.224 milionë lekëve.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën