Kjo që shihni në pamjet në video është hyrja e pallatit ku banon Vendim Demaj, nënkryetari i Bashkisë Kamëz.
Rreth orës 11:30 mbrëmjen e së dielës ai është njoftuar nga komshinjtë e tij se në derën e apartamentit ku ai banon ka pasur një shpërthim tritoli.
Këto janë dëmet që ka shkaktuar shpërthimi i tritolit.
Por siç shihet nga pamjet sasia e tritolit është vendosur më pranë derës së apartamentit ku banon komshiu i Demajt, Paulin Gjegja, i cili jeton me qira në atë hyrje.
Kjo u konfirmua edhe nga policia e Tiranës, e cila në njoftim thotë se një sasi e vogël tritoli është vendosur në derën e shtëpisë së Paulin Gjejat.
Në momentin e shpërthimit, në të dyja hyrjet nuk ndodhej askush. Si Demaj ashtu edhe komshiu i tij Gjegjaj, janë njoftuar nga komshinjtë e tjerë në pallat.
Në një prononcim për Top Channel, Demaj shprehet se nuk ka pasur konflikt tjetër përveçse konfliktit të hapur me qeverinë.
“Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj.
Edhe Paulin Gjegjaj, përjashton mundësinë që tritoli të jetë vendosur për të.
“ Asnjëherë!!!..Unë kam tetë vite që jetoj këtu. S’kam pasur asnjëherë problem”, tha ai.
Banorët e pallatit, u shprehën jashtë kamerave se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dukë dëmtuar të gjitha katet e pallatit.
Copat e xhamave, nga shpërthimi, kanë fluturuar disa metra, deri në trotuaret e lagjes.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?