Eksploziv makinës së Presidentit të ekipit të Kamzës

22:02 | 21 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i ekipit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri, ka qenë shënjestër e një atentati me eksploziv.

Mbrëmjen e sotme makina në pronësi të tij e markës “Hummer” ka shpërthyer ndërsa ishte në parkim. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, shkruan ora news.

“Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme. Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj. Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar”.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme