Pandemia na bëri të gjithë më të kursyer. Pasiguritë në rritje bënë që të mos shpenzojmë për mallra luksi, por edhe për udhëtimi për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Sot duket se jemi në një realitet të ri. Një pjesë e jona kanë disa para mënjanë. Ndoshta po mendojnë si t’i investojnë dhe nuk dinë se ku.
Kohët e fundit gjithmonë e më shumë po flitet për Bitcoin apo edhe për kriptovalutat e tjera.
Pikërisht për këtë temë u fol këtë të mërkurë në A2 CNN u diskutua për alternativat e investimit të kursimeve, në varësi edhe të shumave që keni; riskun që do të hasni dhe sa do të merrni mbrapsht si normë kthimi.
Por, a janë sot shqiptarët të interesuar për Bitcoin? Denisa Kele, eksperte për kriptovalutat, u shpreh se interesi është rritur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit. Madje, Kele theksoi se Të ardhurat në Shqipëri nga Bitcoin janë sa një e treta e buxhetit.
“Absolutisht po. Ky është një trend gjithë kohës në rritje. Unë kam hapur portofolin tim 4 apo 5 vite më parë. Në atë kohë, shumica nuk e dinë se çfarë ishte, se si mund ta përdorin dhe çfarë mund të përfitonin. Sot, unë mund të them me bindje se shumica e të rinjve shqiptar e kanë mjet të ardhurash mujore. Gjithashtu edhe prodhimi i kriptomonedhave, sot po gjeneron shumë para në Shqipëri.
Të ardhurat në Shqipëri nga Bitcoin janë sa një e treta e buxhetit shqiptar që do të thotë se investimi është i madh. Po flasim për ata që kanë hyrë në treg dhe nuk mund të rrezikojnë, por edhe për individë që kanë vite që janë futur në treg dhe investojnë edhe 100 deri në 200 mijë euro. Të rinjtë investojnë më shumë te monedhave që e kanë vlerën e vogël, pasi nuk duan të rrezikojnë”, u shpreh ekspertja Denisa Kele.
Ndërkohë, edhe Besart Hajrizi, ekspert për kriptovalutat në Kosovë, u shpreh se interesi është rritur ndjeshëm mes të rinjve. “Ka pasur një rritje të interesimit tek të rinjtë edhe në Kosovë, duke marrë parasysh faktin se shumica e të rinjve kanë qenë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë dhe mundësia për t’u futur në investime të tilla ka qenë e madhe. Sa i përket shumave që investohen është e vështirë për t’i përcaktohen, por ato variojnë nga kuleta e qytetarëve. Unë them se kryesisht shumat e investimeve variojnë nga një mijë deri në 10 mijë euro në Kosovë. Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia e investimeve edhe të shumave të mëdha”.
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%