Menaxhimi dhe pastrimi i mbetjeve është kthyer në një problem serioz në Shqipëri dhe konkretisht për qytetin e Durrësit.
Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo thotë se problemi i mbetjeve në qytetin bregdetar nuk është i tanishëm, por ka zanafillë të hershme.
Ai theksoi se mos-ndarja e mbetjeve në burim krijon grumbullime të mëdha dhe kjo shkakton vështirësi në menaxhimin e tyre.
“Problemi i mbetjeve në Durrës është i krijuar prej disa vitesh, problem ky, i cili edhe kur depozitoheshin në fushat e mëparshme krijonte probleme të tjera për komunitetin përreth. Mbetjet tek ne nuk ndahen në burim dhe sasitë e tyre arrijnë në ato përmasa, të cilat bëhen të pamenaxhueshme. Nesë do të ndaheshin, sasi e tyre do të kufizohej shumë”, tha ai.
Eksperti mjedisor thotë se kjo situata mund të vërë në rrezik shëndetin e banorëve të Durrësit.
“Problematika në Durrës, përveç problemeve të mjedisit mund të ketë probleme shëndetësore. Nuk janë vetëm aromat e këqija, por mund të kemi edhe infeksione për njerëzit që jetojnë aty pranë”, tha ai.
Gjatë analizës në emisionin “Raw Politics” në Euronews Albania, eksperti tha se mbeturinat nuk duhen djegur, por ato duhen ricikluar.
“Mbetjet janë para, janë ekonomi. Nuk duhen djegur. Kalimi tek incenerimi është hapi i fundit i atyre mbetjeve të cilat nuk mund t’i përdorim dhe nuk mund t’i riciklojmë. Incenerimi nuk është se e zhduk mbetjen, hiri që del nga inceneratori kërkon një landfill, sigurisht në volume më të vogla”, tha z. Qirjo, ndërsa shtoi se strukturat përgjegjëse nuk kanë arritur të krijojnë sistemin e duhur, përmes të cilit t’i ndërgjegjësonin qytetarët, që të bënin ndarjen e mbeturinave në burim.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...