Vetëm gjatë 5 ditëve të fundit më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm janë kapur nga policia kufitare në territorin e vendit.
Në 8 muajt e fundit, rreth 1500 shtetas nga vendet e 3-ta kanë kërkuar azil ndërkohë që gjithnjë e më shumë po flitet për ngritjen e një kampi për refugjatët në Shqipëri. Por ekspertët shprehen skeptik për një mundësi të tillë.
“Në rast se këtu do vinë një numër i madh refugjatësh në një kamp, ata do qëndrojnë administrativisht, janë të lirë të lëvizin, dhe dihet oferta kriminale në Shqipëri për trafikun e refugjatëve që mund të përbëjë rrezik për vendin por edhe BE, ndaj e shikoj utopike ngritjen e një kampi qofte me kërkesën e BE-së”, deklaroi Pëllumb Nako, ish Drejtor i Përgjithshëm i Kufirit dhe Migracionit.
Ish drejtori i kufirit, tregon për Top-Chanel pse Shqipëria është kthyer në korridorin kryesor të kalimit të emigrantëve.
“Para 2-3 vitesh korridori kryesor ishte kalimi nga Maqedonia përmes Greqisë apo Serbisë, dhe në atë kohë në krizën e Maqedonisë qeveria aktuale tha se në ka një plan masash nëse Shqipëria do përballej me këtë fenomen, por druaj se ai plan nuk ekziston, nëse ekziston tani është moment të zbatohet për të menaxhuar situatën që të mos merren aventura me ngritje kampesh”, deklaroi Nako.
Top Channel
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit