Ekspertët kinezë paralajmëruan për simptomat e reja të zbuluara lidhur me virusin COVID-19, përfshirë diarre, humbje të oreksit dhe përzierje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në tre spitale, janë testuar 204 raste të infektuara dhe rezultatet janë botuar në “Amerikan Journal of Gastroenterology”.
Ekspertët theksuan se 48,5 për qind e rasteve vuajnë nga problemet e sistemit të tretjes, si dhe nga problemet e frymëmarrjes. Në disa raste me vetëm diarre, nuk vërehen gjurmë të etheve të larta apo kollitjes.
Studimi po ashtu tha se rastet me vetëm probleme të frymëmarrjes shërohen më shpejt sesa ato me dy probleme.
Sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins” në Maryland, koronavirusi i ri i njohur si COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që nga ajo kohë mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën dhe mbi 86 mijë janë shëruar.
Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e të cilëve infektohen vuajnë vetëm simptoma të buta dhe shërohen.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...