Google ADS

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë rritje të akcizës së cigares

00:43 | 1 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë rritje të akcizës së cigares e cila rrjedhimisht do të çojë në rritje çmimesh çka do të thotë ulje e konsumit dhe më pak jetë të humbura për shkak të duhanit.

Por nga ana tjetër do të kishte edhe rritje të të ardhurave në arkën e shtetit. Një në katër të rritur janë duhanpirës. Edhe pse prevalenca duket në rënie vitet e fundit ajo mbetet më e lartë se sa mesatarja botërore. Ndaj kërkohet që norma e akcizës të dyfishohet.

“Nëse rritet norma e akcizës dy herë atëherë pritet që të këtë 33 mijë vdekja më pak për periudhën 2022 – 2030. Dhe sipas tyre rritja e normës së akcizës ka një efekt pozitiv ndaj të varfërve pasi 50 % e vdekjeve të parandaluara i përkasin kësaj shtrese. Pra ata do të konsumojnë më pak duhan për shkak të çmimit të lartë rrjedhimisht do të frenohet vdekshmëria për shkak të uljes së kosumit të duhanit tek kjo shtresë. Por çfarë e pengon qeverinë të ndërmarrë këtë hap për sa kohë është një ndër kërkesat e BE”, tha Drin Imami.

“E para druhen se mos bëhet evazion, por nëse forcohen ligjet nuk ka vend dhe e dyta kompanitë e duhanit janë shume lobuese pasi tek ata do të shkaktoheshin humbje të mëdha”, u shpreh ai.

Zbatimi i ligjit anti-duhan në ambiente të mbyllura dha efekte të menjëhershme ,por si për çdo gjë tjetër edhe ligji anti-duhan nuk po zbatohet si më parë. Në shumë lokale konsumohet duhan edhe brenda./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme