Një reaksion kimik në laboratorin e Shkollës së Mesme të përgjithshme Janaq Kilica në Fier duket se ka shkaktuar panik tek nxënësit dhe në gjithë shkollën.
Mësohet se nxënësit kanë qenë në orën e mësimit duke zhvilluar një eksperiment që më pas ka ndodhur edhe reaksioni duke çuar në një re tymi.
Mësohet se 6 nxënës kanë dalë nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Paraprakisht nuk dihet kush ka qenë shkaku i kësaj situate.
Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje./tch
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...