Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zhvillimet më të fundit politike, duke u ndalur kryesisht te hetimi i Presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor.
Duke u ndalur te deklarata e Presidentit Meta se në protestën e 8 qershorit të opozitës do të digjej Parlamenti, Ekonomi tha se nëse ai do ta kishte pasur këtë informacion, duhet të kishte ulur palët në tryezë dhe jo të vepronte i vetëm, duke çdekretuar 30 qershorin.
“Kur Presidenti merr një informacion të këtij lloji, gjëja e parë që bën është të ulë në tryezë palët. Ai nuk bën gjë i vetëm, nuk është i pavarur. Ky informacion nuk i shërben kauzës së hetimit. Nuk ndikon absolutisht në vendimmarrje”, u shpreh Ekonomi.
E pyetur nga gazetarët nëse palët duhet të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhje, ish-ministrja e Ekonomisë deklaroi se se më parë opozita duhet t’i ketë idetë e qarta, siç i ka, sipas saj, mazhoranca.
“Fakti që Meta nxjerr një dekret dhe çdekreton tjetrin është absurde. Ai nuk i thirri palët për tryezë. Ai nxiti dhunën. Mazhoranca është në rregull me sistemin, i ka idetë e qarta duhet opozita të konkludojë se çfarë kërkon. Kjo është një punë që duhet ta bëjë çdo individ. Nuk është më çështje që të bëjmë diskutime në tryezë. Kur të ulemi në tryezën e diskutimit, ne duhet të bëjmë një dialog”, deklaroi ajo.
Plan për djegie të Parlamentit? Çfarë mund të thoni?
Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje në protesta ka qenë mënyra si ka reaguar policia. Edhe kur ka pas dhunë, policia ka qenë e aftë të reagojë me zgjuarsi. Bojkoti i opozitë ishte i palogjikshëm.
Duhet të ndjekim teorinë e radhës. Ne kemi një çështje për të sqaruar. Do sqarohet kjo, pastaj të kalohet te tjetra. Nuk mund të krijohet kaos. Nëse ka pas një tentativë për djegie të Kuvendit, natyrisht që duhet hetuar, por pasi të mbyllim çështjen e hetimit të Metës. Nuk është ngjarje e zakonshme thirrja e Metës në komision dhe hetimi i tij.
Raporti i OSBE/ODIHR …
Zgjedhjet ishin një moment i vështirë, por arritën të konsolidojnë demokracinë në Shqipëri. OSBE/ODIHR është organi i specializuar për zgjedhjet. Ajo që tregohet në raport është se zgjedhjet ishin me standarde. Korniza që u përdor ishte shumë e ngjashme ne zgjedhjet e kaluara. Forcat politike duhet të ndërhyjnë në kodin Zgjedhor. Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme. Një pjesë e procesit ka ndodhur, duhet vetëm vullneti i të gjitha palëve për t’u ulur në një tryezë dhe për të konkluduar.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe