“Para dy ditësh erdhëm nga Izraeli, për të bashkëpunuar këtu me inxhinierët lokalë dhe do të qëndrojmë deri në fund të javës tjetër. Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet, por kthehet në momente të vështira si ajo që po kaloni ju”.
“Pjesa më e madhe e banesave që kemi inspektuar në këto 48 orë, kanë marrë kryqin e verdhë që tregon se janë të riparueshme dhe aty mund të jetohet dhe vetëm 10 % të tyre do të shemben. Ky është rezultati deri më tani, por që ka edhe shumë punë për të bërë, por ka një dritë në fund të tunelit.
Varet nga koha që do të qëndrojmë, nuk është vetëm ekipi ynë i izraelit por janë edhe 11 delegacione të tjera që koordinohen nga bashkimi europian, që po bën një punë vërtetë të mirë, specifikisht dje kemi inspektuar 38 banesa dhe kemi rikthyer në shtëpi më shumë se 100 familje”.
“Normalisht aftësia mbajtëse nuk shihet vetëm me sy por duhet edhe kontrolle të mëtejshme të betonit, në markën dhe një kontroll më të imtësishëm dhe më i mirë i objektit. Por në këto momente duke qenë se kemi parë plasaritje, në këto dy trarë dhe këto dy kolona jemi duke i riparë, edhe grupi Izraelit ka një aparaturë që edhe shikon plasaritjen dhe thellësinë e tyre”.
“Sfida juaj kombëtare, është përmbledhja e gjithë informacionit i marrë si nga banorët e prekur nga tërmeti, inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në mënyrë digjitale. Të jetë e qartë panorama e dëmtimeve dhe kështu kjo hartë të shërbejë si orientim për hapin e radhës. Ne këtë në Izrael e quajmë të skicojmë problemin dhe këtë praktikë duam ta sjellim e këtu”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...