Presidenca e Shqipërisë njofton se ka dekretuar Eglantina Gjermeni si ambasadore e re në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ish-deputetja e Partisë Socialiste ishte propozuar në këtë post nga kryeministri Edi Rama dhe dekreti ka ardhur pas marrjes së pëlqimit nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
“Eglantina Gjermeni emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”, thuhet në dekret.
Gjermeni ka mbajtur postin e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Qeverinë Rama në vitin 2013. /arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane