Efektivi vret të riun në Tiranë, babai i viktimës ish-oficer policie: Djali im s’ka pasur armë me vete

12:49 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Babai i Klodian Rashës të riut që u vra mbrëmjen e djeshme nga efektivi i policisë i cili pretendoi se i riu i nxori armën ka deklaruar jashtë kamerave se i biri ka qenë i paarmatosur.

Xhaxhai i Rashës, tha në një dalje për mediat se vëllai i tij që është edhe i ati i viktimës ka qenë oficer policie, ndërkohë që ditën e djeshme babë e bir kishin qenë duke punuar bashkë.

Hasan Rasha deklaroi se djali kishte dalë për të pirë kafe dhe fillimisht kanë marrë njoftimin se ai është arrestuar nga policia ndërkohë më pas kanë mësuar se ai është vrarë.

Ndaj efektivit të policisë ka nisur hetim për veprën penale “Tejkalim i kompetencave dhe shpërdorim detyre”.

Ky i fundit ka deklaruar se i është dukur sikur viktima ka nxjerrë armën për ta qëlluar pasi i është vënë në ndjekje sepse kishte shkelur orën policore./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme