Një tjetër rast dhune raportohet të ketë ndodhur në një kopsht publik, këtë herë në qytetin e Elbasanit të Shqipërisë.
Policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për edukatoren 57-vjeçare O. B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 5-vjeçar autik.
Në momentin e parë që prindërit kanë denoncuar rastin për dyshim për dhunë ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit, deri ne verifikimin e plotë të rastit.
Një grup prej 6 ekspertesh përfshirë psikologe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Denoncimi vjen ditën kur task-forca e ngritur nga Ministria e Arsimit ka nisur kontrollet nëpër kopshte dhe çerdhe. Pak ditë më parë, Ministrja e Arsmit, Ogerta Manastirliu paralajmëroi se do të ndëshkohen të gjitha shkeljet e kopshteve dhe toleranca për dhunën do të jetë zero./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...