“Është shumë me rëndësi tani ta bëjmë hapin e radhës që ka të bëjë me negociatat e Maqedonisë së Veriut për aderim në Bashkimin Evropian, por edhe të vendeve tjera, siç është për shembull Shqipëria. Ne dua ta mbajmë fjalën sepse qasja e këtyre vendeve është çështje e stabilitetit dhe sigurisë së BE-së, theksoi ministrja federale për BE dhe çështje kushtetuese të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Më shumë se e nevojshme, thotë ajo, është që të bëhet hapi i radhës dhe potencoi se shpresojnë në bisedimet intensive bilaterale që për momentin zhvillohen midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Ne kërkojmë qasje të shpejtë, konferencë të shpejtë ndërqeveritare, shpresojmë se kjo do të ndodh që pas presidencës franceze”, theksoi Edshtadler duke shtuar se avancimi që e ka arritur Maqedonia e Veriut edhe krahas disa hapave mbrapa është i madh lidhur me administratën publike, drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.
Ajo ka dhënë mesazh tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të mos e humbur besimin në BE.
“Ne jemi në një situatë kritike dhe çdo partner i yni është shumë i nevojshëm. Në emër të Austrisë ju premtoj se ne do të bëjmë gjithçka që hapi dhe tema e ardhshme Ballkani Perëndimor të jetë në agjendën e BE-së”, theksoi ajo./telegrafi
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...