Gati 2 vjet nga vendimi për të mbyllur të gjitha lojërat e fatit në vend, qeveria ka vendosur që të lejojë hapjen e kazinove vetëm në qendër të Tiranës.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare që mban datën 2. Kazinotë do të lejohen në vetëm 6 akse të kryeqytetit, të cilat janë rruga e “Barrikadave”, rruga “Urani Pano”, rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, rruga “Xhorxh W. Bush” dhe bulevardi “Zhan D’Ark”.
Vendimi parashikon që për ngritjen e kazinove të krijohet një zonë e veçantë për zhvillimin e lojërave të fatit, ku lojtarëve do t’u ofrohet mundësia për të luajtur me makina të tipit slot, video-lotari ose makina elektronike, me shumë lojtarë, si dhe tryeza loje të quajtura “lojëra live”.
Qeveria parashikon edhe kushtet që duhet të përmbushin kompanitë për të marrë një licencë për hapje të kazinove. I gjithë procesi për dhënien e licencave do të organizohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit i cili do të hapë garën.
Ndër kërkesat kryesore që duhet të përmbushin kompanitë apo persona juridikë që do të kërkojnë një licencë kazinoje është që selinë ta kenë në Shqipëri dhe se shuma e kapitalit që ai duhet të ketë duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë Lekë.
Përveç përvojës në këtë biznes, duhet që aplikantët të mos kenë qenë të dënuar për evazion fiskal apo doganor, shpërdorim detyre, mitmarrje apo mitdhënie, vjedhje, trafik lëndësh narkotike apo armësh, eksplozivësh, mospagim gjobash apo për vepra të tjera penale./tvklan/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...