Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar të paktën 16 vendime të reja në takimin e fundit, që sipas rendit të ditës është mbajtur në datë 10 nëntor. Ajo që bie në sy është miratimi i një sërë projekteve të reja në ndërtim, si dhe disa hidrocentrale.
Konkretisht janë miratuar dy leje zhvillimore, për kompaninë Invest Society sh.p.k ku e para është një godinë Polifunksionale Europiane Blloku, si dhe një godinë Polifunksionale “West Residence”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë.
Përveç këtyre, këshilli ka miratuar një leje ndërtimi për “Godinë polifunksionale 2, 4, 16 dhe 24 kate “Garden Building”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 Konstruksion” sh.p.k.
Në axhendën e Këshillit Kombëtar të Territorit duket se kanë qenë edhe katër hidrocentrale të rinj, për të cilët u dhanë lejet e ndërtimit. Konkretisht u miratua leje Ndërtimi për hidrocentralin “Kalis”, në ujërat e rrjedhës së lumit të Shmilit, degë e lumit Shkumbin”, Bashkia e Librazhdit, Qarku i Elbasanit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erdy Energy” sh.p.k.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...