Edi Rama të shkarkojë menjëherë Elisa Spiropalin, të heqë videon nga FB

20:58 | 8 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Partia Demokratike ka bërë një reagim të fuqishëm, pas publikimit nga Edi Rama të një video të ERTV, ku kanë dhënë intervistë dy prindërit e vajzës së mitur, të dhunuar në Kavajë.

Për këtë situatë ka reaguar Albana Vokshi nga PD. Vokshi me një ton të ashpër ndaj asaj që ka parë, është shprehur se Rama duhet të shkarkojë menjëherë Elisa Spiropalin, si dhe ta heqë videon nga FB.

Statusi i saj:

EDI RAMA TË SHKARKOJË MENJËHERË ELISA SPIROPALIN E TË HEQË VIDEON NGA FACEBOOK

Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pai thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërisht nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijes së dhunuar dhe familjes.

Zbulojnë identitetin e vajzës së vogel, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme