Google ADS

Edi Rama të rinjëve: Bëni edhe pak qejf, nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta!

13:41 | 23 Qershor 2021
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin e radhës me të rinjtë që ndodhen jashtë vendit dhe duan të rikthehen të punojnë në Shqipëri. Ai shprehu gatishmërinë se, të gjithë të rinjtë që duan të kontribuojnë në Shqipëri, do lidhen direkt me ministrat.

“Më vjen mirë që kemi një numër shumë më të madh se çfarë e prisja, njerëzish si ju që kanë interes për të kontribuar dhe kanë kurajën për ta bërë këtë gjë në sensin që nuk ia lënë fjalës se atje s’të përfill njeri, s’të hap derën njeri, pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuara sepse për fat të keq ndodhin dhe këto”, tha Rama, në sesionin e gjashtë të takimit me të rinjtë.

Në fund, kreu i qeverisë pati dhe një këshillë për të rinjtë që jetojnë jashtë: “të bëjnë pak qejf”.

“Ju uroj çdo të mirë, mos harroni të bëni pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të merreni me familjen dhe atë që u do zemra”, përmbylli kryeministri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme