Mësuesit dhe edukatorët në Shqipëri do të përfitojnë shpërblim nga Pakoja e Madhe e qeverisë, ka njoftuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Shpërblime për mësuesit dhe edukatorët do të ndahen në dy kategori.
Ata që marrin rrogë nën 60 mijë Lekë të reja bruto do të përfitojnë 20 mijë Lekë të reja.
Kurse mësuesit dhe edukatorët me pagë mbi 60 mijë Lekë të reja bruto do të marrin 10 mijë Lekë të reja shpërblim.
“6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë (të reja) dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për të gjithë”, shkruan kryeministri Edi Rama. /tvklan.al
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League