Kryeministri shqiptar dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka shpallur fitoren në sheshin “Skendërbej” në Tiranë.
Rama, nuk ka kursyer falënderimet për nënën e tij të ndjerë, Anetën, gruan e tij Linda Ramën dhe për fëmijët e tyre.
Rama nuk ka kursyer batutë për të birin Zaho duke thënë se nuk është i pranishëm në shesh për shkak se nuk i mori dot të gjitha votat.
Edi Rama: Fitoi durimi ynë, i kalitur në vështirësi të mëdha dhe gatishmëria jonë për të derdhur djersë më shumë se gjithë të tjerët bashkë. Fitoi PS. Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja. Por mos e harroni kurrë, asnjëherë më tutje se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara, është një fitore e madhe dhe e bukur që duhet ta meritojmë duke e bërë natën ditë me punë të palodhur për shqiptarët, me përulësi dhe respekt ndaj kujtdo pavarësisht se për kë ka votuar. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndejtur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur, dikush që më mungon tmerrësisht shumë sot mes jush dhe shpresoj që më sheh sot nga lart, nëna ime Aneta.
Uroj që të jetë krenar për mua dhe mirënjohëse për ju të gjithë që për kaq shumë vite më besuat pa u lëkundur, më mbështetet pa pushuar dhe sot së bashku me shumicën dërrmuese më dhatë privilegjin që t’ju udhëheq edhe për 4 vite të tjera drejt majës. Faleminderit me mirënjohje juve që jeni këtu me mua sot, juve që na ndiqni nga ekranet dhe të gjithë të tjerëve, shqiptar dhe shqiptare që të dielën ishit para kutisë së votimit për fitoren tonë të përbashkët.
Një falënderim të veçantë për gjysmën time më të mirë dhe të vetmen opozitë që nuk e mund dot por kënaqem kur kap barazimin, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na energjizon ne të katërve, grua shumë faleminderit. Falemiderit dhe Reas e Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke.
Zaho nuk erdhi se është i mërzitur, nuk pajtohet dot me faktin që unë i mora të gjitha votat, ndërsa ai asnjë votë megjithëse bëri fushatë në Vlorë.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...