Kryeministri shqiptar, Edi Rama refuzoi me mirësjellje një kërkesë publike nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jeruzalem pasi shpalli se Shqipëria është “i vetmi vend joanëtar” që nuk ka votuar kurrë kundër pozicionit të BE-së në çështje të politikës së jashtme, por që nuk përjashtoi mundësinë që ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen.
Trump i dërgoi një letër Ramës të premten, ku e falënderoi për qëndrimin e qeverisë së tij në lidhje me sigurinë e rrjetit G5 të komunikimeve elektronike si dhe e ftoi atë të dalë nga organizata 17+1, e cila është krijuar nga Kina për të forcuar bashkëpunimin e këtij vendi me vendet e Europës Lindore.
“Unë të nxis ty të bashkohesh me Shtetet e Bashkuara dhe kombe të tjera Europiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem,” lexohet në letër.
“Në politikën tonë të jashtme ne jemi të linjëzuar me Bashkimin Europian,” tha ai. “Shqipëria deri tani që po flasim, qysh se ka hyrë në proceset që lidhen me integrimin europian mbetet i vetmi vend joanëtar i Bashkimit Europian që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar me bashkimin Europian në politikën e jashtme,” shtoi ai.
“Mund të vijë dita që ne mund të gjykojmë se duhet të lëvizim, por kjo ditë nuk ka ardhur akoma”, tha Rama.
Ndryshe nga Shqipëria, Kosova sakaq ka shpallur se synon të hapë ambasadën e saj të parë në Izrael në qytetin e Jeruzalemit. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla shkroi në Facebook të enjten se ajo e ka siguruar homologun e saj izraelit Gabriel Ashkenazi se Kosova është angazhuar të bëjë diçka të tillë “sa më parë të jetë e mundur”.
Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim dhe hatërmbetje nga një njoftim i mëhershëm i Serbisë për zhvendosjen e ambasadës duke e quajtur atë një të tillë “që vë në pikëpyetje pozicionin e përbashkët të BE-së mbi Jeruzalemin”. Pozicioni i BE-së është që Jeruzalemi është njëkohësisht kryeqytet i Izraelit dhe i shtetit të ardhshëm të Palestinës.
Izraeli është një nga vendet që nuk e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova më vitin 2008 për më shumë se një dekadë, nën argumentin se një hap i tillë do të legjitimojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Palestina. Kjo gjë ndryshoi menjëherë në fillim të shtatorit, ku Izraeli njohu Kosovën me ndërmjetësimin e adminstratës së Trump dhe Kosova pranoi hapjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...