Edi Rama qëndron nesër në Austri, takohet me kancelarin Kurz

09:12 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Të mërkurën kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz në Vjenë, informojnë mediat vjeneze.

Pjesë e bisedimeve do të jetë mbështetja e reformave në Shqipëri, hapja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, si dhe jo-zyrtarisht mësohet të diskutohet edhe për refugjatët, shkruan albinfo.

Vizita vjen vetëm pak kohë pas samitit të Sofjes, ndërsa media austriake si “Kurier” citojnë Ramën: “Europa është një religjion për ne” dhe Sebastian Kurz i cili kërkon perspektivë europiane për Ballkanin Perëndimor që të zbehin ndikimin turk në rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme